PR: Shqiptarët do paguajnë 22 mln euro, për gabimet e Ramës me ligjin e pronave

Vendimi që gjykata e Strasburgut  ka detyruar qeverinë  që t’u paguajë pronarëve 22 milion euro, për Partia Republikane ky është sinjali që qeveria të tërheqë ligjin e miratuar për pronat.

Në një deklaratë për shtyp, kreu i PR-së për Tiranën, Blendi Sulaj, ka pohuar se fatura financiare në dëm të shtetit do të vijojë.

Më tej Sulaj ka thënë se, qindra vendime të tjera presin të zbardhen dhe kjo do të sjellë një kosto shumë të lartë financiare që do paguhet nga qytetarët shqiptarë për shkak të një ligji të padrejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja deklarata e plotë e tij
Qeveria  e Edi Ramës detyrohet të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strazburgut, duke dëmshpërblyer pronarët e ligjshëm me mbi 22 milionë euro, shumë e cila mund të ishte shumë herë më e vogël nëse qeveria do të pranonte të zbatonte ligjin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qindra vendime të tjera presin për t’u zbatuar dhe të tjera do të ankimohen me qindra milion euro kosto për shkak të ligjit të padrejtë  të hartuar nga kjo qeveri. Këto janë para që dalin nga xhepat e varfër të shqiptarëve që paguajnë gabimet e njëpasnjëshme dhe korruptive të qeverisë të Edi Ramës.

Partia Republikane i bën thirrje qeverisë që nisur nga këto vendime të kthejë mbrapsht ligjin e grabitjes perfundimtare të pronave që ka miratuar dhe të miratojë një ligj që i jep të drejtën pronarëve siç përcaktohet në vendimet e Gjykatës së Strazburgut dhe në Deklaratën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Shteti nuk mund të sillet si pronar me jetën dhe pronat e qytetarëve, por duhet të jetë garant i të drejtave që ata gëzojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?