Prangat nga SPAK, Tabaku: Drejtësia e re po prek zyrtarët që firmosin dhe jo politikanët që marrin vendime

Aksionet e fundit nga SPAK për deputeten e zgjedhur të PD-së Jorida Tabaku, është një drejtësi e cila po prek zyrtarët që firmosin dhe jo politikanët që marrin vendime, duke shtuar se ende nuk është treguar guximi. Sipas Tabakut, drejtësia e re do të tregojë veten kur të preken zyrtarë të lartë dhe politikanë të lartë që marrin vendime. Po ashtu Tabaku shton se në të dyja rastet drejtësia ka qenë selektive, dhe se nuk janë hetuar përgjegjësit e vertetë të abuzimit me fondte publike.

“Është një fillim i mirë, por nuk është i mjaftueshëm. Në rastin e uniformave të Policisë së Shtetit, tregoi se është selektive! Është një drejtësi që prek zyrtarë që firmosin dhe jo politikanë që marrin vendime. Por drejtësia e re do të tregojë, kur SPAK të hetojë korrupsionin e nivelit të lartë, pasi disa zyrtarë që firmosin një tender mund t’i arrestonte edhe drejtësia e vjetër.

Në të dyja rastet ka qenë selektive, nuk është hetuar për përgjegjësit e vërtetë, sidomos në rastin e uniformave të Policisë së Shteti dhe tregon se nuk kanë pasur guxim. Unë jam shumë dyshuese t’u besoj atyre që thonë. Në rastin e tenderit të uniformave ministri i brendshëm paditi PD për shpifje, duke thënë që nuk është e vërtet akuza që ju keni ngritur. Sa mundësi ka që një person që na ka paditur për shpifje të mos jetë i përfshirë?

Nuk di të flas për vullnetin e drejtësisë, po besoj se guximi nuk është treguar deri tani. Akuza janë bërë pa fund. Unë besoj se SPAK do të tregojë integritetin e tij. Sot krijohen kompani vetëm për të marrë tender, me bilanc zero dhe përfiton tender”,-tha Tabaku për “Report Tv”.

SHKARKO APP