Prefektët e rinj, Basha: Llustraxhiu me 12 shërbëtorë të rinj

Për Lulzim Bashën emërimi i 12 prefektëve të rinj nga Edi Rama, ku spikasnin emra të respektuar, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Saimir Tahirit. Në një postim në Facebook, kreu i demokratëve thotë se prefektët nuk do të vendosin dot pa marrë leje nga Rama. Madje sipas Bashës shumë shpejt ata do të kthehen në noterë e shërbëtorë të krimit.

Postimi i Lulzim Bashës

Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit. Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave. Sic jane punet, 12 prefektet jane 12 anetaret e rinj te bandes. Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?