Prefekti i qarkut Kukës, Granit Gjana: Flet për situatën pas reshjeve të borës
Prefekti i qarkut Kukës, Granit Gjana, flet për përmirësim të ndjeshëm të situatës pas reshjeve të borës së ditës së djeshme dhe se nuk ka problematika të mëdha nga bllokimi i rrugëve.
Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, ai bëri të ditur se gjatë ditës së sotme ka qenë vetë në terren dhe se të gjitha akset nacionale, janë pa problem dhe qarkullohen pa zinxhirë, madje edhe bashkinë e Tropojës, akset janë të hapura.
“Të gjitha akset nacionale janë të qarkullueshme pa probleme dhe pa zinxhirë , janë pastruar nga bora Kukvs-Shoshtavec, Kukë s-Bushtricë , Kukë s-Krumv, edhe në bashkinë e tropojës të gjitha akset janë të hapura.
Kemi pasur disa problematike me energjinë elektrike, në kë to momente që falsim, nga informacionet që kam nga terreni, kanë ngelur edhe shumë pak fshatra që energjia të rikthehet pasi reshjet e borës kanë dëmtuar disa fibera. Kryesisht janë disa fshatra që janë akoma të bllokuar por bashkitë po marrin masa per t’i kthyer në
normalitet dhe që të gjitha akset të jenë të qarkullueshme. Sot ka pas një normalizim pasi edhe reshjet e borës kanë pushuar.
Vijojnë hapja e akseve pasi kemi pas disa probleme ne disa njësi të Bashkisë së Kukësit.
Zona e Shishtavecit, 40cm borë , ka pasur probleme gjatë ditës së djeshme sot rruga është hapur. Janë disa fshatra që i pë rkasin njësisë Shishtavec dhe njësia në Malë të Zi.
Situata e emergjencave shëndetësore paraqitet e qetë.
Kapaciteti i pushtetit lokal, bashkitë kanë hartuar planin e masave.”