Presidenca malteze e BE-së, Dade e Bregu: Procesi i zgjerimit të jetë vëmendjen tuaj

Dy deputetet e Kuvendit të Shqipërisë Arta Dade dhe Majlinda Bregu morën pjesë në mbledhjen e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare të Integrimit Europian dhe të Politikës së Jashtme në Maltë.

Më datë 22 janar në Maltë u zhvillua mbledhja e Kryetarëve të komisioneve parlamentare të integrimit europian dhe të politikës së jashtme, në kuadër të presidencës Malteze të Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua në këtë takim nga Arta Dade, Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Majlinda Bregu, Kryetare e Komisionit të Integrimit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë takim u prezantuan prioritetet e presidencës Malteze si migrimi, siguria, tregu i përbashkët, përfshirja sociale, etj.,  si dhe programi i punës së Komisionit Europian për vitin 2017,  i prezantuar nga Zv. Presidenti i parë i Komisionit Europian, Frans Timmermans.

Znj. Dade dhe znj. Bregu zhvilluan një bisedë me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Maltez dhe kërkuan që procesi i zgjerimit të jetë në vëmendje të Presidencës Malteze me qëllim avancimin e mëtejshëm në proces të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Gjithashtu Dade dhe Bregu diskutuan e ndanë opinione me kryetarët e komisioneve të integrimit dhe të politikës së jashtme, mbi prioritetet e Presidencës së BE-së për 6 muajt e ardhshëm dhe nevojën për të shtuar fokusin mbi politikën e zgjerimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?