Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 06:34 Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive Presidenti i SHBA-së, Trump, i cili është takuar tre herë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë mandatit të tij të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenca Polake e BE-së, Spiropali takon në Varshavë kryetarin e Parlamentit, Hołownia dhe kryetaren e Senatit, Kidawa-Błońska

Politikë E mërkurë, 5 Mars 2025 18:01
Presidenca Polake e BE-së, Spiropali takon në Varshavë kryetarin e Parlamentit, Hołownia dhe kryetaren e Senatit, Kidawa-Błońska
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në kuadrin e Presidencës Polake të Bashkimit Europian, filloi sot vizitën zyrtare në Poloni, gjatë së cilës shoqërohet nga znj. Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit të Jashtëm, Anduel Tahiraj, kryetar i grupit të Miqësisë, znj. Milva Ekonomi, anëtare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, znj. Eralda Bano, anëtare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, dhe Ambasadorja Mimoza Halimi.

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit Szymon Hołownia, Spiropali nënvizoi se anëtarësimi në BE brenda vitit 2030 dhe përfundimi i negociatave brenda vitit 2027 përbën një objektiv strategjik kombëtar të Shqipërisë. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme e të vazhdueshme të Polonisë për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane, znj. Spiropali theksoi se Presidenca Polake përbën një momentum të favorshëm për shpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë. Gjatë kësaj Presidence ne synojmë të mbajmë dy Konferenca Ndërqeveritare, në mars dhe qershor, ndërkohë që gjatë vitit 2025 synojmë të të mbyllim 2 kapituj dhe të hapim 23 kapituj të tjerë të negociatave, pjesë e grup-kapitujve 2,3,4 dhe 5.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe gjatë Presidencës Polake Shqipëria do të ecë me shpejtësi e vendosmëri më të madhe se të gjitha vendet kandidate drejt familjes europiane. Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe angazhimin e Shqipërisë për avancimin e tyre në të gjitha nivelet dhe aspektet. Ndërveprimi intensiv mes Kuvendit dhe Parlamentit të Polonisë, midis grupeve parlamentare, komisioneve, grupeve të miqësisë dhe deputetëve, do të vijojë të shërbejë si një katalizator i nxitjes së bashkëpunimit dypalësh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Spiropali rikonfirmoi se mbështetja e palëkundur e Shqipërisë në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës është plotësisht në të njëjtën linjë me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të, dhe vlerësoi kontributin shumë të rëndësishëm të Polonisë në mbështetje të luftës mbrojtëse të Ukrainës. Duke vlerësuar vendosjen e marrëdhënieve konsullore të Polonisë me Kosovën, Spiropali vuri në dukje se Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në rajon janë protagonistë të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

Para 19 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

Para 19 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

Kryetarja Spiropali nënvizoi gjithashtu se Shqipëria po përgatitet dhe mirëpret bashkëpunimin me Poloninë edhe për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, në vitin 2027. Gjatë takimit me Kryetaren e Senatit, Małgorzata Kidawa-Błońska, Kryetarja Spiropali vlerësoi mbështetjen e fuqishme të Polonisë për mbështetjen e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, me të cilët Bashkimi Europian ndan të njëjtat vlera. Ky proces duhet të jetë i mbështetur në meritën dhe arritjet e vendeve kandidate dhe të mos ndikohet nga problemet dypalëshe mes vendeve anëtare dhe kandidate. U diskutua gjithashtu mbi aspekte konkrete të bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Senatit, ndërveprimin mes komisioneve parlamentare, shtimin e investimeve polake në Shqipëri, bashkëpunimin në fushën e turizmit, arsimit, kulturës dhe nxitjen e miqësisë mes dy popujve.

Kryetarja Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit zhvilluan një takim edhe me Grupin e Miqësisë me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku u diskutua mbi rolin e grupeve të miqësisë në intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar e dypalësh, nxitjen e investimeve polake në Shqipëri si edhe inkurajimin e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.

Etiketat e lidhura

Elisa Spiropali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 40 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 41 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 43 minutash

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026
Para 58 minutash

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 10 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.