Presidenti amerikan Bush e paralajmëroi 15 vite më parë pandeminë!
Fjalën e ish presidentit amerikan e ka shpërndarë ish kryeministri Sali Berisha, i cili e quan “Një paralajmërim profetik”.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:
Nje paralajmerim profetik!
Ja çfarë deklaroi 15 vite me parë burri i shtetit vizionar dhe miku i madh i kombit tonë presidenti i SHBA, George W Bush:
“Ne mund të ndihmojmë kombet tona të përgatiten, të përballen me rreziqe të tjera si sulme terroriste që përdorin armet kimike ose biologjike. Udhëheqësit në të gjitha nivelet e qeverisjes kanë përgjegjesinë të përballen me rreziqe para se ato të shfaqen dhe të angazhojnë popullin amerikan në kursin më të mirë të veprimeve.
Eshtë jetike që kombi ynë të diskutojë dhe adresojë çështjen e një pandemie gripi tani. Nuk ka pandemi gripi në vendin tonë apo në botë në këtë kohë. Por në rast se ne presim për pandeminë që të shfaqet, mund të jetë shumë vonë për tu përgatitur. Dhe një ditë shumë jetë mund të humbasin sepse ne dështuam të veprojmë sot.