Presidenti Bajram Begaj u jep grada madhore 5 drejtuesve të lartë të Forcave të Armatosura

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi sot dhënien e gradave madhore në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë:

Gjeneral Brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Komandant i Forcës Tokësore”, i jepet grada madhore “Gjeneral Major”, me Dekret nr. 30, datë 24.1.2024.

Kolonel Aleksandër Koço Pando, me detyrë “Drejtor” i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 31, datë 24.1.2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kolonel Altin Qerim Kurti, me detyrë “Atashe Ushtarak i RSH-së në Republikën e Kosovës, jo rezident në Republikën e Malit të Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 32, datë 24.1.2024.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kolonel Bardhyl Feim Nuredinaj, me detyrë “Zëvendëskomandant i Akademisë së Forcave të Armatosura”, në Akademinë e Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 33, datë 24.1.2024.

Kolonel Vullnet Murat Doka, me detyrë “Koordinator për bashkëpunimin me Institucionet Qendrore” në Qendrën e Bashkuar Operacionale, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 34, datë 24.1.2024.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?