Presidenti, Balla: E duam dinjitoz

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga kampi socialist ku replikën me Blushin e ka bërë Taulant Balla. Sipas Ballës, PS dëshiron një president dinjitoz me konsensusin e PD ndaj është në pritje të kësaj të fundit që t’i japë fund bojkotit. Balla tha se PS po të dojë e zgjidhte që dje me forcën e kartonit, Presidentin, por nuk dëshiron të tregojë padurim, pasi është një forcë politike që gjithmonë ka dëshmuar maturi. Në replikë nuk mungon as ironia për Presidentin Nishani.

Por të na akuzosh seancë për seancë për arrogancë dhe ndërkohë sot të akuzosh përsëri që ne nuk po shfrytëzojmë maxhorancën e cilësuar në Kuvend, kjo është mungesë vijueshmërie në mendim. Mund ta zgjidhnim presidentin ne që dje, se sot mbaron kjo seanncë është një tjetër që procedon zgjedhjen e presidentit. Por ne e kemi thënë që në fillim që Shqipëria meriton një president dinjitoz, kur në një situatë si kjo meritonte të kishte një president që të kishte paanshmëri. Në një situatë si kjo të kishte një president efikas për të gjitha palët dhe për t’i ulur në tavolinë dhe në rast se partia nga vjen e kishte gabim të tregonte maturi.
Ne po tregojmë maturi e durim dhe nuk po tregojmë forcën e kartonit dhe e theksoj, ne duam një president dinjitoz. Ne e dimë që kjo nuk ju intereson kjo situatë, por ne duam që këtë proces demokratik të zgjedhjes së presidentit ta ushtrojmë si një celës që dhe PD të vijë dhe të zgjedhim një president konsensual
”- tha Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?