Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 14:51 Rabiot shpërthen pas debatit për kartonin e kuq ndaj Genoas: Futbolli italian po vuan pasojat! Fitorja 1-2 e Milanit në transfertën ndaj Genoas nuk e ka qetësuar Adrien Rabiot. Mesfushori francez ka reaguar ashpër pas vendimit të arbitrit Massa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Begaj: Drejtësia kërkon integritet, transparencë dhe pavarësi të plotë

Politikë E hënë, 9 Qershor 2025 10:33
Presidenti Begaj: Drejtësia kërkon integritet, transparencë dhe pavarësi të plotë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila u zhvillua më 9 qershor 2025 në Vlorë. Konferenca u organizua nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me CEELI Institute dhe mblodhi së bashku gjyqtarë të lartë nga rajoni, përfaqësues të gjykatave të larta amerikane dhe liderë të gjykatave të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë e kësaj konference si një hap i rëndësishëm për dialogun ndërgjyqësor, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit në drejtësi.

Ai nënvizoi rolin e gjyqtarëve të gjykatave të larta si garantë të drejtësisë dhe ruajtës të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve. “Ky rol kërkon profesionalizëm, integritet dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie publike”, u shpreh Presidenti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kreu i Shtetit theksoi se drejtësia nuk duhet të jetë privilegj, por një e drejtë për të gjithë qytetarët. Ai theksoi se pavarësia e gjyqësorit është themeli i demokracisë dhe duhet të mbrohet nga çdo ndërhyrje politike apo financiare. “Pavarësi do të thotë autonomi në gjykim, jo shkëputje nga llogaridhënia”, u shpreh ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke folur për sfidat e sistemit të drejtësisë, Presidenti Begaj përmendi rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies si parime thelbësore që e bëjnë drejtësinë të besueshme dhe efikase për qytetarët. Ai vuri në dukje se përdorimi i teknologjisë duhet të ndihmojë në përmirësimin e aksesit në drejtësi, por gjithmonë duke ruajtur sigurinë institucionale dhe privatësinë e qytetarëve.

Mund t'ju interesojë

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

6 Nëntor 2026, 23:33
Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar

Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet k...

6 Nëntor 2026, 16:02

Në kontekstin e reformës në drejtësi në Shqipëri, Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e tij për pavarësinë e institucioneve të reja dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ai vlerësoi rezultatet e SPAK dhe GJKKO, të cilat sipas tij kanë fituar besimin më të lartë publik në vend.

Presidenti u ndal edhe te roli i gjyqësorit në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se harmonizimi i legjislacionit me atë të BE-së kërkon përkushtim maksimal dhe profesionalizëm nga trupa gjyqësore. “Gjyqtari nuk është vetëm zbatues i ligjit, por një aktor aktiv në përafrimin e standardeve juridike me ato të BE-së”, theksoi ai.

Në përfundim, Presidenti Begaj u bëri thirrje të gjithë profesionistëve të sistemit të drejtësisë në Shqipëri që të vazhdojnë punën me përkushtim, integritet dhe pavarësi, në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rabiot shpërthen pas debatit për kartonin e kuq ndaj Genoas: Futbolli italian po vuan pasojat!
Para 6 minutash

Rabiot shpërthen pas debatit për kartonin e kuq ndaj Genoas: Futbolli italian po vuan pasojat!

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolapsit të Ueno
Para 24 minutash

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolapsit të Ueno

Kina zgjat me dy muaj armëpushimin tregtar me SHBA-në: tarifa shtesë prej 24% mbetet e pezulluar deri në janar 2027
Para 25 minutash

Kina zgjat me dy muaj armëpushimin tregtar me SHBA-në: tarifa shtesë prej 24% mbetet e pezulluar deri ...

Bardhi: Ilir Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën
Para 30 minutash

Bardhi: Ilir Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 18 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
8 Nëntor 2026, 13:10

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.