Presidenti Begaj në Azerbajxhan: Faleminderit miku im Aliyev për pritjen shumë miqësore
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj falenderon homologun e tij Ilham Aliyev për mikpritjen dhe shton se bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë!
“Faleminderit miku im President Aliyev për pritjen shumë miqësore!
Teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë!”, shkruan Begaj në Facebook.

KOHA JONË SONDAZH

