FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj pret në takim senatorin italian: Italia, porta hyrëse e Shqipërisë për në Bashkimin Europian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë.

Në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë ekonomike, të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve.

Presidenti Begaj theksoi se Italia është porta hyrëse e Shqipërisë për në BE, ndërsa Shqipëria një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve ka sjellë jo vetëm shtimin e investitorëve italianë në Shqipëri, por dhe faktorizimin e biznesit shqiptar në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?