Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Vera Zhejit, zërit simbol të Radio Tiranës
Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare Vera Zheji, zëri, simbol i Radio Tiranës. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e saj një ditë më parë.
“Sot në mëngjes, nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak jave të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhira. Në emrin e saj falënderoj gjithë miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet në këtë botë”, shkruan vajza e saj në Facebook.
Për ndarjen e saj nga jeta ka shprehur mesazh ngushëllimi edhe presidenti Bajram Begaj. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës
KOHA JONË SONDAZH

