Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni

Presidenti Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve për t’u takuar më komunitetin shqiptar që jeton në qytetin Łódź.

Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, Presidenti theksoi rëndësinë e forcimit dhe bashkëpunimit me Poloninë, me të cilën Shqipëria ka një miqësi historike.

Duke iu referuar Konsullit të Nderit, Dr. Pawel Michalak, për integrimin dhe promovimin e shqiptarëve në Poloni, Presidenti Begaj përcolli një falënderim për popullin polak që ka hapur dyert për komunitetin tonë atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa vlerësoi kontributin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë, Presidenti i përgëzoi ata për arritjet individuale me të cilat Shqipëria krenohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Suksesi personal i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lodz ( Uxh) është i merituar falë angazhimit, përkushtimit dhe suksesit të tyre. Dua që me këtë rast të falënderoj edhe shoqërinë polake për hapjen e mundësive reale për këta qytetarë, të cilët lanë atdheun e tyre dhe gjetën një atdhe të dytë. Patjetër që suksesi i tyre është personal, por është sukses edhe i Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ju keni njohur sadopak Shqipërinë”, tha Begaj.

Begaj ndoqi dhe një koncert artistik me këngë shqiptare dhe polake, ndërsa e mbylli vizitën duke mbjellë 2 pemë miqësie, dy simbol të burrërisë dhe fuqisë në nderim të Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Jan Sobieskit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?