Presidenti Begaj takon koordinatoren speciale të OSBE-së Farah Karimi: Rekomandimet e tyre do trajtohen me seriozitet

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Koordinatoren Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi. Presidenti i Republikës e falënderoi zonjën Karimi dhe ekipin e saj për vizitën e tyre në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve, si edhe përcolli vlerësimet e tij më të larta për rolin e misioneve vëzhguese ndërkombëtare në zgjedhjet shqiptare.

”Vëzhguesit ndërkombëtarë gëzojnë prestigj dhe besueshmëri tek opinioni publik shqiptar”,-tha Begaj. Presidenti i siguroi se gjetjet dhe rekomandimet e tyre do të trajtohen nga publiku dhe politika shqiptare me maksimumin e seriozitetit, sepse neutraliteti dhe korrektësia e misioneve vëzhguese ndërkombëtare janë të padiskutueshme.

Nga ana tjetër, kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë zhvillimi, në të cilën përmbushja e standardit të zgjedhjeve është domosdoshmëri. Me interlokutorët e huaj Presidenti Begaj ndau vlerësimet dhe opinionet rreth zhvillimeve të deritanishme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?