FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Austri me ftesë të homologut Van der Bellen

Presidenti Bajram Begaj u nis sot drejt Austrisë për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut austriak, presidentit Alexander van der Bellen. Kreu i Shtetit sipas axhendës, pritet të takohet fillimisht me presidentin Van der Bellen, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjjithashtu është parashikuar një takim me kryeministrin e ri të Austrisë, Christian Stocker. Begaj do të takohet edhe me bashkatdhetarë që jetojnë në Vjenë dhe Landin e Sipërm të Austrisë, Linz.

Marrëdhëniet shqiptaro-austriake janë të hershme dhe kanë avancuar me bashkëpunimin në shumë fusha, bazuar në interesa të përbashkëta strategjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Austria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një proces, që edhe sipas programit të qeverisë së re të drejtuar nga kancelari Christian Stocker, duhet të kryhet pa vonesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?