FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh”, profesorët Arta Mandro dhe Dashamir Kore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi sot me titullin “Mjeshtër i Madh” dy pedagogët e Magjistraturës, prof. dr. Arta Mandro dhe dr. Dashamir Kore. Nderimi i dy pedagogëve të Magjistraturës erdhi si propozim i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, me kërkesë të Shkollës së Magjistraturës. Ministri Manja uroi dy profesorët për këtë vlerësim. “Urimet e mia më të përzemërta dy profesorëve të Magjistraturës, prof. dr. Arta Mandro dhe dr. Dashamir Kore, të cilët sot u vlerësuan me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj! I privilegjuar që si Ministër Drejtësie, me kërkesë të Shkollës së Magjistraturës, i propozova Presidentit nderimin e tyre me këtë titull plotësisht të merituar”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?