Presidenti Begaj vlerëson rolin aktiv dhe pozitiv që luan qeveria e Mbretërisë së Bashkuar

Zhvilllimet në Ballkanin Perëndimor, në qendër të bisedimeve midis Presidentit Begaj dhe Lordit Stuart Peach, i Ngarkuar i Posaçëm i Qeverisë Britanike për BP

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim pune Lordin Stuart Peach, i Ngarkuar i Posacëm i Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor që shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith.

Presidenti Begaj vlerësoi në këtë takim rolin aktiv dhe pozitiv që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po mban në Procesin e Berlinit dhe ndaj zhvillimeve më të fundit në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Begaj nënvizoi se Procesi i Berlinit  po luan një rol të jashtëzakonshëm në përgatitjen e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke ritheksuar qëndrimin e tij mbështetës ndaj dialogut Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj dhe Lordi Peach shkëmbyen ide dhe mendime mbi kapërcimin e situatës së shkaktuar nga sulmi terrorist serb në Banjskë në 24 shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?