FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti dekretoi ligjin për Komisionet Hetimore, reagon Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat foli për ndryshimin e ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Bardhi u shpreh se u zhbë çdo rol i Kushtetutës dhe se Presidenti dekretoi ligjin antikushtetues me votat e kryeministrit Edi Rama.

Kam për detyrë të komentoj një njoftim për shtyp të institucionit të Presidentit që ngre shqetësim për çdo qytetar shqiptar. Nëse lexon njoftimin për shtyp do të gjeni aty parimin që Presidenti ka mbi zbatimin e Kushtetutës. Shpallja e ligjit sot u bë bazuar në vendimin që nëse Rama do rishikonte ligjin, Presidenti do gjente agrumet për ta rikthyer çështjen në rishqyrtim. Begaj citon dhe një të pavërtetë, kanë qenë deputetët e opozitës që kanë shmangur një diskutim me mazhorancën. E vërteta është se opozita është në një betejë politike prej 3 muajsh, por kemi shprehur gatishmërinë e plotë për të gjetur zgjidhje për respektimin e rregullores. Jo që s’ka pasur asnjë reflektim, por në të kundërt ka shtuar masat agresive e arrogante ndaj opozitës. Pas sjelljes së Begajt ditën e hënë, kam njoftuar kabinetin e tij se çfarë do të bënte opozita, ishte zgjedhja e tij që të vinte në Parlament”, u shpreh Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?