Presidenti francez: Ne nuk jemi në luftë me Rusinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim këtë mbrëmje për situatën në Ukrainë. Macron theksoi se ‘ne nuk jemi në luftë me Rusinë’.

Ndër të tjera, ai deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Ukrainës, Volodymy Zelensky dhe atë rus, Vladimir Putin.

Udhëheqësi i Francës, tha se në kontaktet e vazhdueshme që ka pasur me Putinin, është përpjekur ta bindë atë që të tërhiqet nga sulmet në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam përpjekur ta bind atë të heqë armët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.”-tha Macron./CNN/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?