FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Greqisë uron Metën: Zgjedhja juaj kontribut në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulous, i ka dërguar mesazh urimi Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Pavlopulous shpreh bindjen se eksperienca e gjatë parlamentare do ta ndihmojë Meta në kryerjen me sukses të kësaj detyre të re dhe se kontributi i tij do të jetë i vyer në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Ju shpreh përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Shërbimi juaj i gjatë parlamentar sigurisht që do të ndihmojë në kryerjen e suksesshme të detyrës suaj të re. Jam i sigurt se në postin tuaj të ri do të kontribuoni në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, – shkruan z. Pavlopulous në mesazhin e urimit drejtuar z. Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?