Presidenti Meta i jep nënshtesinë shqiptare Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale, Janullatos
Një veprim i zgjuar dhe patriotik i Kryetarit të Shtetit Shqiptar, Ilir Meta. Kryepeshkopi Anastas Janullatos merr nënshtetsinë shqiptare. E ka firmosur Ilir Meta.
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, deklaroi dy ditë më parë në një intervistë për një televizion grek se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar.
“E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, – tha Janullatos.
Vetëm pak ditë pas kësaj deklarate, sipas burimeve pranë Institucionit të Presidencës, mësohet se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur t’i japë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos, i cili është në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë prej 25 vitesh. Burimet bëjnë me dije se Presidenti Meta e ka firmosur tashmë dekretin.
Një veprim në shërbim të harmonisë fetare dhe shqiptarizmës së Kishës Ortodokse Shqiptare. Por edhe të respektit për punën shumëvjeçare të Kryepeshkopit Janullatos.
Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 10700
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar,
D E K R E T O J
Neni 1
I jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm:
Anastasios Gerasimos Yannoulatos
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 22.12.2017
Nr. i dekretit: 10700
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META



Meta shkruan se kryepeshkopi Janullatos, ka dhënë prej 25 vitesh një kontribut të jashtëzakonshëm në përgatitjen e klerikëve shqiptarë.
Ja postimi i Ilir Metës:
Të dashur miq,
Në vigjilje të Krishtlindjeve, kam kënaqësinë të bëj publik vendimin tim për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos.
Kontributi dhe përkushtimi i tij në 25 vite i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kudo në botë.
Fortlumturia e Tij ka dhënë, në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësit e tjerë të besimeve fetare në Shqipëri, një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.
Bekuar qoftë harmonia dhe bashkëjetesa fetare mes shqiptarëve! (Ilir Meta)



KOHA JONË SONDAZH

