Presidenti i Këshillit Europian: Samiti do zhvillohet në zemër të rajonit. Evolucion i fortë i Shqipërisë
Nesër në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i pari që mbahen në vendin tonë dhe në rajon. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e quan simbolik samitin, pasi sipas tij do të zhvillohet në zemër të rajonit.
Po ashtu Charls thotë se ky samit tregon një evolucion të fortë të Shqipërisë sa i përket angazhimit.
“Samiti i nesërm BE- Ballkani Perëndimor është shumë simbolik sepse do të zhvillohet në Tiranë, në zemër të rajonit. Tregon një evolucion të fortë për sa i përket angazhimit”, shkruan Michel në Twitter.
Në samitin BE-Ballkani Perëndimor pritet të jenë 44 delegacione, i cili do të nisë nesër nga ora 10:00.
Tomorrow’s EU-#WesternBalkans summit is very symbolic because it will take place in Tirana, at the heart of the region.
It shows a strong evolution in terms of engagement. pic.twitter.com/7buRaBENUU
— Charles Michel (@CharlesMichel) December 5, 2022