FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Malit të Zi uron Metën: Vendim, në interesin më të mirë të Shqipërisë

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, mori një mesazh urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, i cili e përgëzoi dhe e uroi për zgjedhjen në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës.

Në mesazhin e tij, Vujanovic shprehu bindjen se zgjedhja e Metës në krye të Presidencës, forcon stabilitetin e bashkëpunimin në rajon

“Jam i bindur se zgjedhja juaj në interesin më të mirë të Shqipërisë, dhe forcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon. Shfrytëzoj rastin të shpreh respektin për marrëdhëniet përmbajtjesore të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Bashkëpunimi jone, gjithmonë ne rritje, bazohet në miqësinë tradicionale dhe interesin e përbashkët për përparimin e shteteve tona dhe arritjen e prosperitetit te qytetareve”,- thuhet ne mesazhin e Presidentit të Malit të Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Vujanovic thekson se me këtë frymë, “dëshiroj të njoftoj gatishmërinë personale përkushtimit të forcimit të lidhjeve në mes shteteve tona, bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe përshpejtimin e integrimeve uvropian”,- u shpreh Vujanovic.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?