Presidenti i Republikës, Bajram Begaj: Sakrifica e dëshmorëve të atdheut do të nderohet përjetësisht

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi sot kujtimin dhe veprën e dëshmorëve të atdheut. Në emër të kreut të shtetit u vendos edhe një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.

Begaj pati dhe një mesazh në këtë ditë shënuar për Dëshmorët e Atdheut.

“Ata sigurisht që e deshën jetën e tyre, por më shumë deshën atdheun, ndaj dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë. Kurajoja, patriotizmi, shpirti i tyre i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!”, është mesazhi i Begajt.

Autoritetet shtetërore vendosën kurora me lule dhe u përulën para memorialit në nderim të atyre që dhanë jetën për lirinë dhe prosperitetin e vendit.

Dita e Dëshmorëve të Kombit njihet si dita e nderimit të atyre që kanë dhënë jetën për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 Maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

SHKARKO APP