FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i ri, Hysi: Meta afër kandidatit konsensual

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, dhe deputete e Partise Socialiste, Vasilika Hysi thotë në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, se kandidatura e Ilir Metës për President është më afër atij konsensual për shkak se në disa raste ka qenë edhe pranë opozitës.

Pjesë nga deklarata:

Hysi: Sot, kryesia e PS-së është njohur me dy kandidatura të sjella nga LSI, konkretisht zt.Meta dhe zt.Vasili. Nesër në orën 15:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve. Ka qenë një proces i gjatë për të gjetur një kompromis qoftë me kolegët e opozitës. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe nuk do të ishte mirë që pas kaq vitesh demokraci të ishim sikur të ishte fillimi i demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hila: Kishit kandidat alternativ?

Swiss Digital Mobile Reklama

Hysi: Këtë nuk mund ta them dot. Ne nuk ishim mbledhur si kryesi për kandidatura të mundshme.

Hila: I kishit 71 vota?

Hysi: Po! Në këtë periudhë, zt. Meta ka qenë gjatë kësaj periudhe shumë pranë frymës konsensuale, shumë pranë PD-së për t’i dhënë zgjidhje krizës. Edhe në këtë periudhë, formulën për gjetjen e kompromisit me opozitën, ishte formula që solli zt.Meta. Zt.Rama shkoi në dialog duke pranuar gjithçka që ishte ofruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?