Presidenti i ri/ Kume: PD u soll si me mandatet, edhe raundi i katër mund të digjet

Tre raundet për zgjedhjen e Presidentit të ri u dogjën, pasi opozita ose më saktë Partia Demokratike nuk dorëzoi asnjë emër. Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume tha se ky proces kërkonte përkushtim dhe vëmendje nga të gjitha palët.

”Zgjedhja e presidentit është një moment shumë i rëndësishëm, që kërkonte përkushtim, vëmendje dhe kontribut të të gjithë palëve. Në kushte kur janë konsumuar tre raundet e para për zgjedhje e presidentit, mund të themi se pavarësisht dëshirave që kanë ekzistuar, mundësitë pas saj janë më të limituara se ato që ishin në fillim të procesit të trajtimit të zgjedhje së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë. Në tre raundet e para mund të zgjidhet dhe duhet të zgjidhet, vetëm kur për të shprehen dakord 84 deputetë. Por kjo nuk u realizua, sepse opozita e vendit nuk ka gjetur akoma veten e saj, nuk është e zonja të orientohet brenda vetes së saj, e jo më të japë kontribute reale në zgjidhjen e këtij problemi”,-tha në ”Ora News”.

Ai tha se sjellja e opozitës në këtë rast ishte e njëjtë me atë të djegies së mandateve, por nënvizoi se opozita ka ende shanse në raundin e katërt që të propozojë kandidatë për kreun e shtetit. Megjithatë gjasat për kandidat nga opozita janë zero në raundin e katërt, sepse PS me 71 vota e voton e vetme emrin e ri të Kreut të Shtetit.

SHKARKO APP