Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso uron Metën

Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso, mesazh urimi Ilir Meta pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë 

Presidenti i Senatit të Italisë, z. Pietro Grasso, i ka dërguar një mesazh urimi z. Ilir Meta pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë.

Pasi e përgëzon për këtë detyrë të re, z. Grasso shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes Italsië dhe Shqipërisë do të përmirësohen edhe më tej gjatë mandatit z. Meta në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I dashur President Meta, dëshiroj sinqerisht t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe të uroj çdo sukses për ju personalisht dhe për popullin shqiptar. Jam i sigurt se marrëdhëniet e respektit të ndërsjelltë, miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të rriten më tej gjatë mandatit tuaj presidencial. Duke shprehur konsideratën time më të lartë, me respekt Pietro Grasso”, – shkruhet në mesazhin e Presidentit të Senatit të Italisë dërguar Presidentit të sapozgjedhur të Republikës, z. Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?