
Vetëm pak ditë pasi u votua në Parlament si Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvillon sot një takim me paraardhësit e tij. Presidenti i zgjedhur Begaj do të takohet me ish–presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topai dhe Rexhep Meidani.
Mësohet se takimi do të mbahet në Pallatin e Brigadave, ndërkohë ish-presidentët janë shoqëruar nga makinat e Gardës së Republikës.