Presidenti Meta: Albano Carrisi, këngëtari që frymëzoi shqiptarët për liri
Presidenti Ilir Meta është takuar sot me këngëtari e njohur italian Albano Carrisi. Në një foto të takimit të postuar në faqen facebook, Presidenti vlerëson ndikimin që muzika e Carrisit pati në Shqipëri gjatë viteve 1990.
Albano Carrisi ka marrë disa vite më parë nënshtetësinë shqiptare dhe është një nga promovuesit e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Të dashur miq, sot takova këngëtarin e famshëm, Albano Carrisi, i cili me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë.
Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët”,- shprehet Presidenti i vendit, Ilir Meta në komentin e tij në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

