Presidenti Meta dekreton menjëherë ndryshimet e fundit në qeveri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar menjëherë ndryshimet e fundit në qeveri. Dorëheqjen e Sandër Lleshjat dhe emërimin e Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit, përkatësisht Çuçi si ministër i Brendshëm dhe Ekonomi si ministër i Bujqësisë. Kjo lëvizje në qeverinë Rama ka ardhur pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Bledi Çuçi u bë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së që në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kom­bëtare dhe kryetar i Komisionit të Asam­blesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Që prej shkurtit 2012, ai mban edhe detyrën e Nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS. Në qeverinë ”Rama 1”, prej shtatorit 2013, për tre vjet e gjysmë Bledi Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Kordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale. Zoti Çuçi është i dërguar politik i PS në Gjirokastër.

Milva Ekonomi aktualisht kryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë iu bashkua kabinetit qeverisës të kryeministrit Rama si ministre e Ekonomisë në vitin 2016. Në zgjedhjet e 2017 ajo u zgjodh deputete në Durrës. Zonja Ekonomi ka shërbyer edhe si zëvendës ministre e shëndetësisë. Nga viti 1994 deri në 2005 Ka shërbyer si Drejtoreshë e Përgjithshme i Institutit të Statistikave të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?