Presidenti Meta: Europa nuk është thjeshtë euro, por kulturë dhe identitet. Mbro Teatrin!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot për çështjen e Teatrit Kombëtar. Pas qëndrimeve të mazhorancës për të vijuar me projektin e shembjes, Presidentit Meta ka shprehet se “Europa nuk është euro, por kulturë”.

“Tua ta theksoj edhe një herë për cilindo, që nuk e ka kuptuar akoma e që ndoshta nuk do ta kuptojë asnjëherë, Europa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është edhe identitet! Teatri Kombëtar. Mbro Teatrin”,- deklaron kreu i shtetit.

Presidenti ka publikuar dhe deklaratën e sotme për mediat, ku njoftoi se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për Teatrin Kombëtar.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/603417973855638/

SHKARKO APP