Presidenti Meta fshikullon dhe ironizon kritikët: Sa mirë të kishim standarde daneze në çdo fushë, por lexoni libra!

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot “Ditën e Librit” duke dhënë një mesazh politik për kritikët dhe ata që e akuzojnë se me dekretimin e ndryshimeve në Kodin Penal, nuk u respektua Kushtetuta.

Në një reagim të ashpër, por edhe ironik, kreu i shtetit u kërkon “pseudo-intelektualëve” dhe “pseudo-ekspertëve”, që kanë harruar të lexojnë libra, të shikojnë qartë arsyet e miratimit të amendimeve në Kodin Penal për përhapjen e sëmundjeve.

Një tufë deputetësh injorantë dhe idiotë në sallën e Kuvendit, të inicuar nga Rama-Fuga, nuk kuptuan thelbin e ndryshimeve që u bënë me insistimin e Presidentit të Republikës, sepse realisht janë injorantë dhe dallkaukë. Populli i ka parë se si flasin, sa të vjen turp se kush e mban mandatin e deputetin në xhep dhe flasin në emër të popullit, si deputetë.

Të gjithë e dijmë si u bënë ky soj idiot, deputetë.

Presidenti deklaron se kritikët duhet të lexojnë amendimet që i bëri variantit të PS-së, Presidenti i Republikës. “Sinqerisht u sugjeroj të thellohen dhe të lexojnë variantin final të miratuar nga Kuvendi pas ndryshimeve thelbësore të propozuara publikisht nga Presidenti i Republikës”,- shprehet kreu i shtetit.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

Sot është një ditë e rëndësishme, Dita Ndërkombëtare e Librit.

Por fatkeqësisht ka disa “pseudo-intelektualë” dhe “pseudo-ekspertë”, të cilët jo vetëm kanë harruar të lexojnë libra, por as duan të lexojnë e të kuptojnë vendime të thjeshta, por tepër të rëndësishme për jetën dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në këto momente të vështira pandemie.

Sinqerisht u sugjeroj të thellohen dhe të lexojnë variantin final të miratuar nga Kuvendi pas ndryshimeve thelbësore të propozuara publikisht nga Presidenti i Republikës.

Dhe meqënëse janë kaq të brengosur për cenimin e të drejtave të njeriut, po citoj vetëm dy nene, të një vendi që e kam për zemër si kampion të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe që shpiku institucionin e Ombudsmanit (Avokatit të Popullit), si Danimarka:

? Article 192
(2) If the disease is of such a nature that, under the law, it shall be liable to public treatment or at the time of the committing of the act it is in fact being so treated, or if special measures have been taken against its introduction into the state, the penalty shall be imprisonment for any term not exceeding six years.

? Neni 192
2. Nëse sëmundja është e tillë që, sipas ligjit, plotëson kushtet për trajtim nga shëndeti publik ose në kohën kur kryhet vepra po trajtohet si e tillë, ose nëse masa të veçanta janë marrë nga shteti kundër sëmundjes, dënimi është burgim deri në 6 vjet.

? Article 252
(1) Any person who, for the purpose of gain, or who purely wantonly or in any similar reckless manner, exposes the life or physical ability of others to impending danger shall be liable to imprisonment for any term not exceeding eight years.

? Neni 252
1. Personi i cili, për qëllime përfitimi, ose me dashje ose për shkak të një neglizhence të ngjashme, vë në rrezik kërcënues jetën apo aftësinë fizike të të tjerëve, dënohet me burgim deri në 8 vjet.

Pra të dashur “armiq” të librit, megjithëse leximi i librit është një mundim shumë i madh për ju, besoj se këto dy rreshta do gjeni kohë t’i lexoni.

Me përgjegjshmëri të plotë dhe me koherencën e përhershme jo vetëm e mbrojta Kushtetutën, por edhe zgjidhëm boshllëkun, që kishte Kodi Penal për ata që donin të përdornin pandeminë kundër shëndetit të qytetarëve, duke vendosur për këtë çështje madhore një standard si të Danimarkës.
Ah sikur të kishim në çdo fushë standarde të tilla….

 

SHKARKO APP