Presidenti Meta: I lumtur të ngrija një dolli me Presidentin Radev për miqësinë e fortë të dy popujve tanë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi ditën e djeshme një takim me kreun e shtetit bullgar, Rumen Radev, me të cilin ka ngritur edhe dolli për miqësinë e fortë mes dy popujve.

P[ërmes një postimi në Facebook, Presidenti Meta vlerëson marrëdhëniet shumë të ngushta mes dy vendeve, teksa shton se Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve shqiptarë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e pavarësisë.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit Meta:

I lumtur të ngrija një dolli me Presidentin Radev për miqësinë e fortë të dy popujve tanë!
Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve tanë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë. Në Sofje, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi, Mithat Frashëri etj., në shtypshkronjën “Mbrothësia” botuan abetare pafund dhe gazetën “Drita” për t’i shpërndarë kudo në Atdhe me qëllim lartësimin e ndjenjave kombëtare dhe mobilizimin për kryengritjet finale që do sillnin Pavarësinë tonë në 28 nëntor 1912. Edhe e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare duket plot shkëlqim e mirëbesim.

 

 

SHKARKO APP