Presidenti Meta: “Kcimet e Tropojës” duhet të jenë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore
Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Tropojë ka marrë pjesë dhe në aktivitetin kulturor kushtuar kërcimeve popullore të veçanta të kësaj treve.
Në një postim në Facebook, Presidenti shprehet se kjo pasuri kaq e madhe e Shqipërisë duhet të ketë vendin e nderit në trashëgimisë kulturore botërore.
“Ardhja në Tropojë është përherë një kënaqësi dhe emocion i veçantë. Sidomos kur marr pjesë në një aktivitet të spikatur kulturor kushtuar “Kcimeve të Tropojës në UNESCO”. Shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, sidomos “Kcimet e Tropojës” nevojitet të promovohen nga institucionet tona, nga ato lokale e deri në shtetërore, për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Arritjen që kemi realizuar me Iso-polifoninë e Jugut në UNESCO ta pasojmë edhe me zhanre të trashëgimisë folklorike të trevës së Tropojës”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.