Presidenti Meta kundër komisionit hetimor të Ramës: I shërben Vuçiç!
Politikë E Shtunë, 28 Nëntor 2020 13:58
Ilir Meta tregohet i prerë se komisioni parlamentar që po ngrin Edi Rama gjoja për të hetuar raportin e Marty, mbetet një lojë e Presidentit serb me duart e Vuçiç.
Presidenti Ilir Meta ka komentuar miratimin e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Marty-t sa i takon hetimit të krimeve për luftën e Kosovës.
Ky komision u kërkua nga PS-ja. Ndërkohë, nga Vlora, pasi bëri homazhe në varrin e Ismail Qemalit, kreu i shtetit e cilësoi ngritjen e këtij komisioni të padobishëm. Sipas tij kjo nuk i shërben as Kosovës dhe as Shqipërisë.
“Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia.”, tha Meta.
KOHA JONË SONDAZH

