Presidenti Meta: Kushtetuta garanton të drejtën për të protestuar. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar në çdo kohë

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se e drejta e qytetarëve për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta, në çdo rrethanë.

Lidhur me çështjen e protestave, tubimeve, apo manifestimeve, më duhet të theksoj se Kushtetuta e garanton në mënyrë më të qartë këtë të drejtë themelore që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë, kështu që kjo është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet. Natyrisht, duke qenë se jemi në një situatë të veçantë, duhen marrë të gjitha masat, jo që të ndalohen, por që të zhvillohen në përputhje me kushtet specifike të distancimit social dhe fizik dhe duhet të jenë gjithmonë paqësore. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar në çdo kohë”,- tha kreu i shtetit.

I pyetur për vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që shtyu çështjen e Ardian Dvoranit, Meta theksoi se kjo çështje është përgjegjësi e KLGj-së dhe e askujt tjetër.

“E kam dhënë një përgjigje për këtë çështje. Ajo është një përgjegjësi që i mbetet vetëm KLGJ-së dhe askujt tjetër”, tha ai.

Teksa ishte i pranishëm sot në një seancë dhurimi gjaku në Bibliotekën e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, aktivitet që u vjen në ndihmë talasemikëve, Presideti Meta ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të japin kontributin e tyre. “Sot është dita botërore e talasemisë. Së bashku me shoqatën e talasemisë, me përfaqësues të ministrisë, me studentë, ishim pjesë e një seancë model të dhurimit të gjakut. Ky është kontribut i shkëlqyer, aq më tepër në këto kohë, kur nevojat për dhurimin e gjakut janë të mëdha. Dhe ku vështirësia për të dhuruar është e konsiderueshme, për shkak të kufizimeve në drejtim të lëvizjes. Inkurajoj, pasi kjo është një kauzë. Sot është momenti që të apelojmë për një fushatë të përhershme për parandalimin e talasemisë përmes diagnostikimit, për aplikim të terapive të reja”,- tha Meta.

“Lidhur me çështjen e protestave, tubimeve, apo manifestimeve, më duhet të theksoj se Kushtetuta e garanton në mënyrë më të qartë këtë të drejtë themelore që është fondamentale për vet ekzistencën e demokracisë, kështu që kjo është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet. Natyrisht, duke qenë se jemi në një situatë të veçantë,  duhen marrë të gjitha masat, jo që të ndalohen, por që të zhvillohen në përputhje me kushtet specifike të distancimit social dhe fizik dhe duhet të jenë gjithmonë paqësore. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar në çdo kohë”,- tha kreu i shtetit.

SHKARKO APP