Presidenti Meta: Kuvendi të miratojë sa më shpejt ligjet për parandalimin e krimeve seksuale ndaj fëmijëve

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Kuvendi që të miratojë sa më parë bazën ligjore që për mbrojtjen e fëmijëve nga krimet seksuale. Në aktivitetin kundër dhunës ndaj fëmijëve, kreu i shtetit Presidenti u shpreh se “shërbimet shoqërore për fëmijët viktima të dhunës seksuale, si në nivel kombëtar ashtu edhe vendor, janë larg standardeve ndërkombëtare të kërkuara”.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit:

“Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi në kapacitete për trajtimin më profesional të krimeve seksuale tek fëmijët dhe adoleshentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet shoqërore për fëmijët viktima të dhunës seksuale, si në nivel kombëtar ashtu edhe vendor, janë larg standardeve ndërkombëtare të kërkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuadër, është urgjente të ndërmerren hapa konkrete për përmirësimin e menjëhershëm të politikave, në kuadrin ligjor, ndërgjegjësimit dhe të zbatohen modele të reja për mbrojtjen e fëmijëve.

E nxis Kuvendin të miratojë sa më shpejt projektligjin “Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale”, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë t’ju sigurojmë një fëmijëri të lumtur, të shëndetshme edhe të sigurt.

Nga cilësia e fëmijërisë së tyre varet shumë e ardhmja europiane e Atdheut tonë të përbashkët. 🇦🇱🇪🇺”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?