Presidenti Meta me zv.kryeministrin e Kosovës në mesnatë në Thumanë
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë në mensatë në Thumanë bashkë me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj dhe kanë takuar njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.
Kreu i Shtetit i ka falënderuar njësitet e specializuara nga Kosova dhe shkruan se kanë treguar kurajo të pashembullt.
“Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.
I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve! FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”, shkruan presidenti Meta.