Presidenti Meta: Mirënjohje të thellë mjekëve. Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar punën e ekipit të mjekëve dhe infermierëve në gjithë vendin, të cilët po përballen me epideminë e koronavirusit. Në një mesazh në rrejtët sociale, teksa ka shpërndarë një publikim të mjekut të njohur Tritan Kalo, Presidenti shprehet se përkushtimi i mjekëve dhe infermierëve është sot shpresë për gjithë qytetarët.
“Falenderim dhe mirënjohje të thellë! Përkushtimi dhe profesionalizmi i mjekëve dhe infermierëve është shpresë për të gjithë.Shërim të shpejtë të prekurve nga virusi dhe solidaritet me familjet e tyre!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! “,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.
Në mesazhin që ka publikuar mjeku Tritan Kalo, të cilin e ka shpërndarë dhe Presidenti Meta, mjeku i njohur bën me dije se në Shqipëri po përdoren metodat më të fundit për kurimin e pacienteve më koronavirus.
Mjeku i njohur shkruan: “15 Mars 2020….MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermjeresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëson është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermjerë NUKU na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë!!!”.
Lexoni edhe..
Ministria e Shëndetësisë: 42 raste me COVID-19
Rezultojnë pozitivë me koronavirus 2 pjesëtarë të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”
Policia e Shtetit: Të gjitha pikat kufitare që mbyllen me Greqinë dhe Maqedoninë
Urdhri i Ardi Veliut për Policinë: Ja si do të lëvizin automjetet private ditën e hënë
Editorial/Gjermania jep 500 miliardë euro ndihma për biznesin, po qeveria shqiptare?!