Presidenti Meta: “Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”

Presidenti Ilir Meta ka postuar një mesazh të fortë për Rilindjen e kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të mos ndërhyjë në Kushtetutë.

Kreu i Shtetit ka zgjedhur shprehjen e Abraham Lincoln për t’iu drejtuar mazhorancës, e cila ka paralajmëruar se më 30 korrik do të votohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese.

Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”, është shprehja e Lincoln, e publikuar nga Presidenti Meta.

SHKARKO APP