FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta nderon artisten Hueyda El Saied me titullin “Mjeshtër i Madh”

Artistja Hueyda El Saied, që ndërroi jetë nëntorin e vitit të kaluar, u nderua sot me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Titulli iu dorëzua djalit të saj Gabriel dhe bashkëshortit Thierry nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në praninë e disa artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtimi i saj i vazhdueshëm human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë. Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore”, shkruan presidenti Meta në rrjetin social “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?