Presidenti Meta: Në Shqipëri do mbretërojnë shqiptarët

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në “Tv Klan”, deklaroi se do t’i ngrejë misioni i tij është t’u kthejë shqiptarëve të drejtën e vendimmarrjes me referendume. Meta tha se “në Shqipëri do mbretërojnë shqiptarët”
Kreu i shtetit theksoi se 10-fishuar populli i 2 marsit, kurse shtoi se në vend institucionet kanë rënë e shteti është kapur.
“Do t’i ngre edhe njëherë shqiptarët. Edhe njëherë. Ka vite që nuk fle gjumë. Këtu institucionet kanë rënë dhe shteti është kapur. Ky popullin po e fton popullin në referendum. Çdo gjë në kohën e duhur. Është beteja e parë që fillin rivendosja e rendit kushtetues në vend. Këtë krizë e ka krijuar Rama dhe disa ndërkombëtarë palaço, që mbajnë anën e Edi Ramës. Më i forti është populli shqiptar. Është 10-fishuar populli i 2 marsit. Lavatriçe pastrimi parash është bërë Shqipëria. Referendum do të ftoj, populli do të shkojë në Europë apo në gropë”, u shpreh Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?