Presidenti Meta nxjerr dekretin, Ura Vajgurore do të quhet Dimal
Presidenti i Republikës,Ilir Meta, ka dekretuar ndyshimin emërimit të Urës Vajgurore në Dimal.
Në një njoftim për mediat, Presidenca bën me dije se “ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.
Ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie”.
KOHA JONË SONDAZH

