Presidenti Meta: Do të flas vetëm ndërmjet dekreteve, dhe do mbroj demokracinë me anë të dekreteve
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në një intervistë për “TV 1 Channel” se nëse kryeministri Edi Rama do të prekë votat do të marrë një ndëshkim shembullor.
“Edi Ramën e paralajmëroj nga Shkodra se do t’ja pres duart atij dhe kujdo tjetër banditi që guxon te preke votat. Presidenti do nxjerre dekrete për mbrojtjen e votës se lirë. Për këtë të jetë i qartë Rama dhe banditët e tij. I gjithë populli do jetë ushtar dhe do ta ndjekë Ramën kudo që të jetë nëse prek 1 votë”,- deklaroi kreu i shtetit.
Presidenti u shpreh se ai do të flasë me anë të dekreteve. “Presidenti Meta do të flas vetëm ndërmjet dekreteve, dhe do mbroj demokracinë me anë të dekreteve. Populli me një dekret të Presidentit është ushtar dhe del lufton për këtë çështje, sepse ai është një anti shqiptar.
Edi Rama po mbron interesin e disa anti shqiptarëve dhe që duan shkatërrimin dhe shpopullimin e Shqipërisë, që synojnë përçarjen e shqiptareve dhe ndarjen e Kosovës.
Dhe jo me kot kemi parë një lobim të qarqeve anti shqiptarë, dhe kjo është një tradhëti kombëtare”,- tha Meta.
KOHA JONË SONDAZH

