Presidenti Meta: Qeveria të mbështesë biznesin. Të evitojë kolapsin në sektorin e fasonëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, Gjergji Gjika, për tu njohur me shqetësimet që ka ky biznes gjatë pandemisë së koronavirusit.

Presidentit Ilir Meta ka deklaruar se ka kërkuar nga qeveria mbështetje dhe zgjidhje të kërkesave që ky biznes i rëndësishëm ka për ekonominë e vendit.

“Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu”,- tha kreu i shtetit.

Kreu i shoqatës së Fasonistëve ka renditur problematikat e këtij sektori dhe theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike. Gjitha ka deklaruar se ky biznes po përballet me vështirësi si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2964716896907897/?type=3&theater

SHKARKO APP