Presidenti Meta, Ramës: Ke publikuar të dhënat e agjentëve të SHISH, policisë dhe njerëzve të drejtësisë
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në një konferencë për mediat se skandali i vjedhjes së të dhënave ka vënë në rrezik sigurinë e vendit.
Duke i drejtuar kreut të qeverisë disa pyetje, Presidenti Meta tha se informacioni i publikuar tregon se PS ka mbledhur të dhëna të agjentëve të SHISH, policisë dhe njerëzve të drejtësisë.
Presidenti Ilir Meta kërkoi sot nga institucionet e drejtësisë të hetojnë vjedhjen e të dhënave nga ana e Partisë Socialiste.
Presidenti tha se janë dhënë nga buxheti i shtetit miliona euro për të garantuar sigurinë e të dhënave të shqiptarëve, ndërkohë që sot këto të dhëna rezultojnë se janë marrë nga PS.
Presidenti Ilir Meta deklaroi në një konferencë për mediat, se Prokuroria nuk ka dhënë asnjë përgjigje për skandalin e madh të vjedhjes së të dhënave.
“Ftoj qytetarët të më ndjekin në Facebook. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vjet. Pse u them të më ndjekin në Facebook, këtë ua them sidomos komisionerëve të opozitës. Nëse preket një votë e vetme t’u tregojmë vendin, me mua në krye. U bënë 7 ditë që i kam kërkuar Prokurorisë nisjen e hetimeve për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve”,- tha kreu i shtetit.
Kreu i shtetit bëri disa pyetje publike që SPAK duhet t’ja bëjë kryeministrit Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

