Presidenti Meta: SHISH ishte më aktiv në kohën e Visho Ajazit

I ftuar mbrëmë në emisionin e Sokol Ballës në Vizion plus, Presidenti Meta tha ndër të tjera se “e rëndësishme është që SHISH të përmbush detyrat e veta çdo ditë. Unë pres që SHISH të vazhdojë të forcojë luftën kundër krimit të organizuar. Nuk besoj se kjo ka penguar për të arritur rezultate më domethënëse në goditjen dhe parandalimin e këtyre grupeve kriminale. Mbetet shumë për të bërë nga SHISH. Ka bërë më shumë në të kaluarën në raport me institucionet e tjera, kanë qenë padyshim më aktivë gjatë kohës së drejtimit të zotit Visho Ajazit. Këtu kam parasysh raportet me Policinë e Shtetit dhe në raport me Prokurorinë, por mbetet ende për të vlerësuar vendosmërinë për të forcuar më tej këtë institucion me ketë prioritet dhe për të garantuar pavarësinë e tij në të ardhmen.” – përfundoi Presidenti, duke lenë të nënkuptohej se nuk e pëlqen kandidaturën e kryeministrit për këtë post i cili vazhdon në detyrën e kryetarit në detyrë. Me sa duket dekreti për të nuk do të firmoset, ndonëse kryeministri Rama ka deklaruar se nuk dërgon kandidaturë tjetër Presidentit për kryetar të SHISH.

Momentalisht nënkryetari Helidon Bendo kryen edhe kompetencat e kryetarit të SHISH, pasi nuk është dekretuar nga Presidenti Meta. Në CV e tij, nëse e lexon në profilin zyrtar të futur në web e dikasterit të SHISH, ai shkruan ndër te tjera se “i pëlqen të peshkojë…”.

Se çfarë “peshkimi” bën nuk dihet, porse për momentin ka mbështetjen e kryeministrit Rama dhe heshtjen zyrtare të Presidentit Meta.

SHKARKO APP