Presidenti Meta shkon në ambasadën ukrainase në Tiranë, takim me ambasadorin
Presidenti Ilir Meta ka shkuar sot për një takim zyrtar në ambasadën ukrainase në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat pas takimit me ambasadorin ukrainas, kreu i shtetit tha se pushtimi rus i Ukrainës është agresion i pabesë dhe i pajustifikuar.
“Jemi në krah të Ukrainës e Presidentit Zelensky, jemi për të shprehur dhe një herë tjetër ngushëllimet për viktimat e pafajshme e të gjithë të lënduarit nga ky agresion i pabesë dhe i pajustifikuar.
Ne kemi bërë e do bëjmë të gjitha përpjekjet me të gjtha vendet demokratike e të përgjegjshme për të nxitur armëpushimin e rikthimin e mjeteve paqësore të dialogut bisedimeve dhe rrugëve dioplomatike të ndalimit të kësaj lufte por njëkohësisht besoj se vetëm rruga e dialogut në pozita të barabarta është zgjidhje për këtë situatë”, tha Meta për mediat.
Ndërsa ambasadori ukrainas, Volodymyr Shkurov, i shprehu falënderime dhe mirënjohje për qëndrimin pro Ukrainës, presidentit shqiptar, Ilir Meta.
“Si ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, dhe para se të niste konflikti, kam ndjerë mbështetjen e zotit Ilir Meta. Pas nisjes së luftës, zoti president ka qenë ndër të parët që ka mbështetur Ukrainën. Sot gjatë takimit kam pasur mundësinë që të shpreh falënderimet e zotit president Zelensky. Kam shprehur dhe fjalitë falënderuese dhe nga populli ukrainas”, tha ambasdori ukrainas.

KOHA JONË SONDAZH

