FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takim me ambasadorin e ri të Belgjikës, Frèdèric Meurice

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri,  Frèdèric Meurice, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për përmbushjen me sukses të detyrës së tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se “Jam i bindur që urë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, do të jetë edhe komuniteti shqiptar në Belgjikë, që falë edhe punës së institucioneve belge është integruar me sukses në jetën dhe shoqërinë vendase.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Swiss Digital Mobile Reklama

Kënaqësi të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Belgjikës, Sh.T.Z Frèdèric Meurice.
Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së Tij, vlerësova mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik.
Jam i bindur, që urë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, do vijojë të jetë edhe komuniteti shqiptar në Beligjikë, që falë edhe punës së institucioneve belge është integruar me sukses në jetën e shoqërinë vendase.
Mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve belgë në Shqipëri. 🇦🇱

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?